BallinaAktualitetSulmi i Ramës ndaj SPAK/ Zheji: Tejkalim kompetencash, kërkon të.... Lala: Intimidim...

Sulmi i Ramës ndaj SPAK/ Zheji: Tejkalim kompetencash, kërkon të…. Lala: Intimidim i drejtësisë, çfarë po zien?

Analisti Artur Zheji dhe gazetarja Klodiana Lala kanë folur në studion e emisionit “Pikat mbi i” sot në News24 për sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, i cili i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme të dalë nga reforma në drejtësi të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta.

Zheji e cilësoi një tejkalim të kompetencave të Ramës dhe ftesë SPAK-ut për politizim. Sipas tij, Rama kërkon të spostojë epiqendrën e ngarkesës së tij te Berisha, por e faktorizon këtë të fundit dhe dëmton investigimin e SPAK.

Nga ana tjetër gazetarja Klodiana Lala tha se e shikon si një intimidim të SPAK-unë. Ajo theksoi se Rama po luan me dy karta dhe pyet se çfarë po zien brenda SPAK-ut dhe brenda politikës.
Zheji: Duket sikur i ka zgjidhur të gjithë problemet e Shqipërisë, por tani ka një kryetemë morale: të vërë drejtësi të drejtë pas vettingut. Për mua ka një tejkalim të dukshëm të kompetencave ekzekutive. I ka dhënë të drejta vetes që nuk i ka. Këtej thotë që unë e mburr dhe e mbështes SPAK-un këtej i kërkon llogari pse Berisha nuk është para drejtësisë për 21 janarin dhe Gërdecin. Sposton krejtësisht epiqendrën e ngarkesës së tij, epiqendrën e sposton te Berisha. Në fakt e faktorizon Berishën. Nuk i bën dëm Berishës, i bën dëm investigimit që SPAK duhet të bëjë. E bën partner në këtë debat të sajuar. Dhe në fakt Berisha nuk u vonua, i dha një përgjigje dhe ping-pongu mes tyre vazhdon. Në mes të këtij ping-pongu mbetet fusha e shkretë.

Lala: E konsideroj si intimidim të drejtësisë. A i ka përmbushur SPAK pritshmëritë e shqiptarëve? Jo nuk i ka përmbushur. Është struktura më e mirëpaguar, e krijuar me një ligj të posaçëm që mbrohet me një ligj të posaçëm. Sigurisht që do preferoja që SPAK të mos intimidohej nga gjuha e secilit politikan. Do preferoja që SPAK të vepronte dhe të hetonte pa pritur kallëzime. Këto mundësi ia ka dhënë ligji. Ne kemi sot një polici speciale në mbështetje të SPAK-ut. kemi prokurorë më të paguar se kryeministri se guvernatori dhe në këtë mënyrë duhet të veprojnë. Sot kemi të arrestuar ish-ministrin Koka dhe deputetin Bllako. A është e mjaftueshme për një histori korrupsioni si e inceneratorëve? Jo. Kemi çështjen e Teatrit Kombëtar, nuk kemi një përgjigje. Kemi çështjen e sterilizimit. Z. Rama po luan me dy karta. Nga njëra anë po luan me një kurth për të na shpërqendruar nga çështjet e nxehta dhe në anën tjetër po intimidon prokurorët. A bie dakord që duhet të ishte bërë drejtësi për 21 janarin dhe për Gërdecin, pa diskutim që po. Po pyetja që shtrohet është ku ishte Edi Rama në 9 vite qeverisje që të kopsiste dosjen dhe ta çonte.

 

 

Zheji: Nuk mendoj intimidim. Nuk është ky qëllimi, qëllimi është të bëjë sikur, por në të vërtetë është një ftesë për të spostuar qendrën e vëmendjes. Një ftesë për t’u marrë Berishën dhe një ftesë për të politizuar SPAK.

Nuk besoj se SPAK trembet, SPAK tronditet dhe influencohet. nuk besoj se trembet sepse nuk ka mundësi ta trembë kryeministri SPAK-un.

Lala: A nuk ishte ky qëllim i reformës të shkëputej lidhja e politiëks me drejtësinë?

Zheji: Janë 2-3 dalje të ambasadores. Pikat mbi i që ka vënë znj. yuri Kim kanë sjellë shqetësime në krahun e majtë. Rama tha që shpesh të mitë më akuzojnë se jam pjesë e lojës. Duke pasur dhe ministrin e Drejtësisë fton për politizim SPAK-un. I dikton axhendën. I kushtëzon axhendën.

Psh. për sa i përket atyre fatkeqve që kanë humbur njerëzit në 21 janar ose për Gërdecin, pse nuk krijohet një fond nga qeveria, kur ky ka krijuar fond për investitorët strategjikë. Merr pastaj një zonjë, i thotë asaj ti do merresh me Check up-in, ajo merret me gjëra të tjera dhe i thotë tani do merresh me check-up-et. Ai të pasuron ose të shkatërron në varësitë raporteve që ke me të.

Lala: Duhet të shkojmë te drejtësia.

Zheji: Tani qajmë për Gërdecin, kur një kryeministër nuk mund të qajë për Gërdecin, kur ka dhe gurin dhe arrën. Të bëjë investigime të pavarura, të ftojë studio të pavarura. Mund të krijojë një grupim njerëzish që privatisht ftojnë një grup njerëzish për të investiguar. Por këtu, diçka duhet të ndodhë. Të ndodhë që ne të kthehemi prapë te Gërdeci. 3 muaj pas asaj bëri marrëveshje për ndryshimin e Kushtetutës. Tani nxjerr një patate të vjetër.

Lala: Ju i thoni shqiptarëve që nuk do ketë drejtësi të nesërmen.

Zheji: Po them që ky sulm, të gjitha format e komunikimit të një kryeministri me SPAK-un janë të ndaluara. Por ama një njeri me pushtet kur e bën këtë mëkaton dy herë më shumë se sa një njeri pa pushtet. Pra mundësia për të influencuar te SPAK-u është më e madhe kur e bën një njeri me pushtet.

Lala: Nuk ka qenë për mua e pranueshme as gjuha e përdorur nga Berisha në 2011. Edhe pse pak më e moderuar nuk pajtohem me gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama.

Zheji: Ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama që u sulmua nga Berisha është pjesë e strukturave të drejtësisë. Me këtë sensibilitet le të veprojë.

Ti di shumë mirë se ka disa forma për të bërë krim, një të shkelësh këmbëzën, një që bën sikur nuk sheh dhe një tjetër, një ekspert që hap një vrimë tjetër. Kjo është vrasje e dyfishtë. Në qoftë se ajo ka në sirtarët e vetë, në arkivat e veta gjëra të mëdha të cilat do t’i jepnin një cilësi drejtësisë në Shqipëri nuk duhet t’i mbajë.

Lala: Në një farë mënyre ftesë për pendesë.

Zheji: Ajo duhet të marrë mbrojtjen e karrierës së vet. Nëse ka qenë personazhi që ka hetuar Gërdecin, apo 21 janarin është koha të flasë. Nëse nuk do të flasë, të heshtë përgjithmonë. Rama e përmendi dhe Berisha e përmendi. Të rihapësh 21 janarin thotë doktori, kur është shteruar nga Ina Rama është një tendencë që të bën të dyshosh.

Lala: Nuk është bërë drejtësi për 21 janarin. Nuk u zbulua kush e dha urdhrin që garda të qëllonte. Nuk është një histori e zbardhur. Dy pikëpyetjet që kam unë, pse kryeministri Rama u kujtua tani të kishte këtë sulm. Çfarë po zien brenda SPAK-ut dhe brenda politikës. Unë mendoj se halli që po e bren nga brenda politikën shqiptare është shumë i madh. Aq trashë ishte bërë afera e inceneratorëve sa nuk kishin nga ia mbanin prokurorët e SPAK. Gjurmët dhe provat janë aty, mjafton që një prokuror të marrë provat dhe të ndërtojë puzzlen për të çuar politikanë pas hekurave. SPAK Duhet t’iu thotë shqiptarëve a ishte Berisha fajtor për 21 janarin, a ishte Ilir Meta fajtor për aferën CEZ-DIA? Duhet tua thotë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular