BallinaKryesoreAnëtarësimi i Kosovës në KE/ Vuçiç ‘kërcënon’ sërish: Nëse kjo ndodh atëherë...

Anëtarësimi i Kosovës në KE/ Vuçiç ‘kërcënon’ sërish: Nëse kjo ndodh atëherë ne do të…

Dëshira e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës ka ngjallur shumë reagime në Serbi, duke shqetësuar dhe presidentin Aleksandër Vuçiç.

Më një intervistë ai ka thënë se një aplikim i Kosovës do të ishte “shkelje” e marrëveshjeve të Brukselit dhe Uashingtonit. Vuçiç po ashtu ka shtuar se do të ketë “përgjigje serioze” nëse Kosova aplikon

“Është një pyetje e vështirë për ne. Është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin, për të destabilizuar Serbinë. Sonte do të flas për këtë më në detaje. Nëse e bëjnë, atëherë është e qartë se për ta nuk ka marrëveshje as të Brukselit e as të Uashingtonit. Do të jetë interesante të shohim se kush do t’i mbështesë për një gjë të tillë. Në do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi dhe do ta mbrojmë fuqishëm vendin tonë”, tha Vuçiç

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se tanimë Kosova ka 2/3 e votave të nevojshme për anëtarësim në këtë institucion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular