Dje, më datë 13.05.2022 në ambjentet e Universitetit Qiriazi, u zhvillua ceremonia e rinovimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me një afat 5 vjeçar, midis Universitetit Qiriazi dhe Kolegjit Universitar IPE (Poggiolevante), në Bari, të Italisë.
Universiteti Qiriazi përfaqësohej nga Prof. Dr. Gjokë Uldedaj në cilësinë e Presidentit dhe Prof. Dr. Maksim Meço, në cilësinë e Rektorit.
Kolegjit Universitar IPE përfaqësohej nga Dott. Michele Crudele, në cilësinë e Drejtorit.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim të përcaktojë bashkëpunimin mes Universitetit Qiriazi dhe Kolegjit IPE , në Bari, në fushën ekonomike me fokus të veçantë atë të biznesit, në fushën e drejtësisë, në fushën e komunikimit dhe teknologjisë.
Në bazë të kësaj marrëveshjë, IPE do të mundësojë çdo vit 10 bursa studimi jo vëtëm për studentët bachelor, por dhe për studentë master të Kolegjit Universitar Qiriazi. Bursat do të lëshohen në bazë të kriterit të meritës për studentë ekselentë të Universitetit tonë.
Dott. Michele Crudele në fjalimin e tij nënvizoi, që cilësia, vëmëndja dhe përkushtimi ndaj studentit është një nga motivet për të cilën është përzgjedhur Universitetin “Qiriazi” për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.