HomeAktualitetÇfarë po ndodh?! Sekuestrohen në Bashkinë e Bulqizës dosjet e 2 tenderave,...

Çfarë po ndodh?! Sekuestrohen në Bashkinë e Bulqizës dosjet e 2 tenderave, ja vlera…

spot_img

Dosjet e kryebashkiakëve duket se do të nisin të shpalosen shumë shpejt! Siparin duket se do ta nisë Bashkia e Bulqizës, jo me një por me dy tendera të dyshimtë.

Lajmin e ka bërë me dije, gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se janë marrë dokumentat për dy tendera, respektivisht me 2.8 mln euro dhe një tjetër me më pak, me 300 mijë euro. Sipas saj, kjo “valë” duket se do të nisë ‘sitimin’ e kryebashkiakëve.

“Ne Bashkine e Bulqizes jane sekuestruar para pak kohesh dosjet e dy tenderave. Njeri tender me vlere 2.8 mln euro dhe tjetri me vlere 300 mije euro. Dyshohen si tendera korruptive. Kryebashkiaket ne syrin e ciklonit!,”-shkruan në postimin e saj Klodiana Lala.

Nuk dihet nëse detajet për hetimin e këtyre dy tenderave i ka dërguar kryeministri Edi Rama, i cili pak ditë më parë një dalje publike tha se do të denonconte vetë socialistët e tij. Por gjithashtu nuk dihet nëse subjekt do të jetë kryebashkiaku Lefter Alla.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular