HomeKryesoreIsh Sekretari i Shtetit sot në Tiranë merr titullin “Honoris Causa”. Ja...

Ish Sekretari i Shtetit sot në Tiranë merr titullin “Honoris Causa”. Ja kë do të takoj nga PD

spot_img

Ka mbërritur dje ne Shqipëri ish-sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Ai ka qenë Sekretari i Shtetit në SHBA në kohën kur Presidenti ishte Donald Trump.
Ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ndodhet në Tirane për të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” sot ne nje ceremoni që do te mbahet tek ish-Sheratoni nga Universiteti i Tiranës.
Në kuadër të disa takimeve politike ai do të ketë një mëngjes puna me Ramën si pritet që të jetë në një tryezë dhe me përfaqësuesit e PD ku përfshihen të jenë kryetari në detyre dhe kreu i grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ferdinant Xhaferraj, Agron Gjekmarkaj si dhe Dhurata Çupi.  Mike Pompeu nuk pritet të takoj Sali Berishës si dhe asnjë nga përfaqësuesit e Rithemelimit.
Kjo është vizita e parë e Mike Pompeo në vendin tonë. Ai ka qenë sekretar i Shtetit Amerikan gjatë kohës kur presidenti i SHBA ishte Donald Trump. Gjatë kohës që shërbeu si ligjvënës, zoti Pompeo njihej si një kritik i ashpër i iniciativave të administratës Obama, siç ishte reforma e sigurimeve shëndetësore, si dhe marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe pesë fuqive të tjera botërore. Pompeo ka shërbyer tre mandate në Kongres si përfaqësues i republikanëve të shtetit Kansas dhe ishte një mbështetës i hershëm i kandidimit të Donald Trumpit për postin e presidentit. Në detyrën e tij si drejtor i CIA-s ai ka qenë i afërt me presidentin.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular