Ekuadori mund të bëhet shpëtim për Italinë. Në mediat e vendit fqinjë ka bërë bujë një deklaratë e ish-presidentit të Federatës së Golfit, Franco Chimenti.
“Po, ka mundësi reale sepse Ekuadori mund të përjashtohet pasi përdori në eleminatore një lojtar jo ekuadorian dhe kjo mund t’i kushtojë shumë. Në këtë rast do të ripeshkohej skuadra e renditur më lart në FIFA që është Italia”.
Prej muajsh flitet për ripeshkimin e Italisë. A është kjo hera e duhur?