Vritet me armë zjarri një i ri në qendër të Sukthit. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se në spitalin e Durrësit ka mbërritur i vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Maneci, rreth 20 vjeç, një person që sipas burimeve nga policia rezulton me precedentë penal në fushën e narkotikëve.
Policia ka nisur hetimet në vendngjarje për të zbardhur vrasjen dhe identifikuar autorët, ndërsa nuk dihet ende dinamika e ngjarjes.
Janë ngritur disa postoblloqe për kapjen e autorit në të gjitha hyrje -daljet kryesore të Durrësit.