BallinaKronikeI përfshirë në dhunimin barbar të biznesmenit libanez, kush është 48-vjeçari që...

I përfshirë në dhunimin barbar të biznesmenit libanez, kush është 48-vjeçari që u ekzekutua në atentat! Dyshohet se ka qenë edhe vrasës me pagesë

spot_img
spot_img

Arben Mërkuri Ismaili 48 vjeç, i njohur edhe me pseudonimin Maneci ka mbetur viktimë e një atentati me armë zjarri. Krimi i rëndë ndodhi mrëmjen e kësaj të mërkure (18 maj) në qendër të Sukthit, ku persona të paidentifikuar qëlluan me automatik drejt dyqanit të viktimës.

Po kush është Arben Mërkuri Ismaili?

Panorama.al mëson se emri i viktimës është i njohur nga policia dhe drejtësia, ai ka qenë një person me precedent penal dhe dyshohet për krime kundër personit dhe për vrasje me pagesë.

Gjithashtu, 48 vjecari dyshohet që mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez, Fadi Mitri 6 vite më parë në rrugën e Rinasit.

Për dhunimin e biznesmenit në atë kohë u arrestuan tre persona, Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe Arben Mërkuri, të tre nga Shijaku.

DHUNIMI I BIZNESMENIT 

Biznesmeni Fadi Mitri, ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija në momentin kur u sulmua barbarisht me shkop bejsbolli ne vitin 2016. Ai u goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë. Kanë qenë tre persona që e kanë sulmuar, pasi i kanë përplasur makinën me të cilën ai udhëtonte në rrugën e Rinasit.

Autoret ne ate kohe u larguar me një makinë tip “Tuareg” me targa të huaja. Sipas dëshmisë që Fadi Mitri dhe shoferi i dhunuar kanë dhënë para hetuesve, njëri nga autorët ka filmuar të gjithë skenën. Vetë biznesmeni i plagosur ka arritur të fiksojë targën e automjetit “Tuareg”, ku ndodheshin autorët, të cilën edhe e ka fotografuar, pasi mjeti gjatë gjithë rrugës kryente manovra të rrezikshme dhe parakalonte makinën e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular