Studio “Sefgjini” 12 vjet në shërbim të klientëve. Çelësi i suksesit gjendet tek avokate Anilda, arkitektja e zyrës

2
1110

Karakteristikat e avokatëve dhe studios “Sefgjini” janë; profesionalizmi, korrektësia, këmbëngulja!

Nga Mina HYSA

Të kërkuarit drejtësi në Shqipëri është një sfidë më vete. Kjo lidhet me një sërë faktorësh, por, që një prej elementëve të rëndësishëm për një qytetar është të gjejë avokatin e duhur që ta përfaqësojë në sallën e gjyqit në kërkim të zgjidhjes së padrejtësisë sa i përket çështjeve civile dhe administrative, apo marrjes së pafajësisë sa i përket çështjeve penale. Në rrugët e Tiranës sheh shumë tabela për shërbime avokatie ku janë bërë të shumta si kioskat, por të trokasësh aty ku duhet, ku gjen profesionalizimin dhe korrektësinë të duhet informacion. Një prej studiove e cila është një histori suksesi prej ditës së parë të punës, tek e cila qytetarët që kanë trokitur kanë gjetur atë çfarë kanë kërkuar pa qenë nën presionin e stresit apo pasigurisë është studio “Sefgjini”.
Të qenit histori suksesi për këtë studio ka të bëjë me historikun e aktivitetit të saj dhe një gjë e tillë është e matshme në numrin e çështjeve të trajtuara dhe atyre të fituara. Pjesa dërrmuese e gjyqeve, për të mos thënë 100% që kanë qenë të mbrojtura nga avokatët e kësaj studioje janë fituar. Statistikat janë kokëforta dhe nuk të lënë të gabosh, por çfarë është më kryesorja nuk është thjesht të fituarit të një çështje, por është ajo çfarë klienti i saj, qytetari i Republikës të flet për të. Secili prej kilentëve të studios “Sefgjini” është i kënaqur me shërbimin e ofruar, të flet me superlative dhe të konfirmon se është i kënaqur për gjithçka ka gjetur nga mbrojtja deri ditën e të fituarit të padrejtësisë së bërë nga vendimi i gjykatës. Çelësi i suksesit të kësaj zyre shërbimesh avokatie është ideatorja, profesionistja Av.Anilda Sefgjini, e cila e ka çuar sot studion e saj ligjore në nivelet më të larta dhe çfarë është më e rëndësishmja që klientët e saj të besojnë tek ajo dhe avokatët e saj ligjorë.
Sot studio ligjore “Sefgjini” mbush 12 vjet në shërbim të qytetarëve. Pa pikë dyshimi është një histori suksesi, është dera ku tashmë qytetarët trokasin sepse besojnë në shërbimet që marrin dhe sigurisht një meritë të jashtëzakonshme për këtë ka arkitektja e kësaj zyre Av.Anilda Sefgjini.
Nën moton e saj; “Puno shumë dhe fito pak”, znj.Sefgjini së bashku me skuadrën e avokatëve, tashmë e ka ngritur zyrën e saj një një stad që duhet të ndihet krenare për atë çfarë ka arritur vetëm me punë, profesionalizëm, korrektësi dhe ndershmëri. Kur themi që Anilda është çelsi i suksesit, nuk e vlerësojmë vetëm në aspektin profesional. Ajo është një zonjë fjalëpak, por e saktë dhe rezultati që prodhon puna e saj është mbresëlënës. Nuk ka se si të ndodh ndryshe me një avokate e cila tipar kryesor të saj ka ndershmërinë dhe qartësinë në komunikimin direkt me qytetarin. Sa për profesionalizmin nuk kemi çfarë të themi. Zonja Sefgjini ka spikatur në çdo detyrë që ka mbajtur si juriste apo drejtuese në administratën publike dhe privat. Ka punuar me profesionalizëm, është munduar të jap më të mirën, por kur ka parë që gjërat nuk bëhen në respekt të ligjit, ajo kurrë për asnjë çast nuk është pajtuar dhe është tërhequr jo vetëm nga procedura, por kur ka qenë e nevojshme dhe nga detyra që ka mbajtur. Të gjithën e ka bërë në mbrojtje të integritetit të figurës së saj, për të qenë siç është sot një zonjë krenare në jetën dhe punën e saj, ballëlartë ndaj çdokujt, e sidomos ndaj klientëve të studios “Sefgjini” të cilët rriten dita-ditës pikërisht sepse tek avokatja dhe studio e saj bashkohen virtytet me të mira njerëzore dhe profesionale. Anilda Sefgjini ka përfunduar studimet e larta në degën Drejtesi në vitin 1994, e specializuar në fushën e prokurimeve publike, të koncensioneve dhe të procedurave konkuruese, etj.
Aktualisht ajo dhe studio e saj “Segjini” ka një skuadër me avokatë dhe ofrojnë shërbimet ligjore, të avokatisë, në fushën e prokurimeve publike, në fushën e mardhënieve të punës, çështjet administrative, ligjin për shoqëritë tregtare, çështjet familjare, çështjet civile si dhe ekspertizë në fushën e çështjeve penale. Eshtë e njohur për publikun veçanërisht në mbrojtjen e familjes Cali në përplasjen me ish-deputetin e PS Armando Prenga në çështjen e Lagunës së Patokut, çështje e cila pas një seri të madhe gjyqesh penale dhe administrative u fitua prej saj. Karakteristika të saj dhe studios që ajo drejton janë profesionalizmi, korrektësia, këmbëngulja! Studio Ligjore “Sefgjini” u krijua në vitin 2010 nga avokate Anilda Sefgjini dhe sot mbushen 12 vite aktivitet.
startnews.al i uron jetë të gjatë dhe sa më shumë profesonalizëm dhe rezultate pozitive në shërbim të klientëve.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 29237 more Information on that Topic: startnews.news/2022/05/18/studio-sefgjini-12-vjet-ne-sherbim-te-klienteve-celesi-i-suksesit-gjendet-tek-avokate-anilda-arkitektja-e-zyres/ […]

Comments are closed.