BallinaAktualitetSot 49 vite të burgosurit në Spaç ngritën flamurin kuqezi pa yllin...

Sot 49 vite të burgosurit në Spaç ngritën flamurin kuqezi pa yllin komunist, Alibeaj: 3 ditë lirie e tronditën drejt e në zemër Sigurimin e Shtetit

Nga Enkelejd Alibeaj

1 maj 1973. Diktatura komuniste e kishte zhytur Shqipërinë në honet më të errëta të izolimit. Një grup të burgosurish politikë ngritën në Spaç flamurin kuqezi, pa yllin komunist. 3 ditë lirie e tronditën drejt e në zemër Sigurimin e Shtetit, e ku u dëgjua për herë të parë zëri se Shqipëria do të bëhej si Europa.
Pal Zefi, Skënder Daja, Hajro Pashaj dhe Dervish Bejko, 4 martirë të Revoltës së Spaçit, treguan se edhe në momentet më të zeza, edhe të vetëm, guximi dhe trimëria rrëzuan regjimin komunist për 3 ditë lirie, dhe se për lirinë ia vlen të sakrifikosh. U ekzekutuan, dhe eshtrat e tyre nuk gjenden as sot, por akti i tyre është dhe do mbetet i gjallë për të sotmen dhe të ardhmen!
Përkujtimi i atij akti e atyre heronjve, është nderim jo vetëm i qëndresës ndaj diktaturës por dhe respekt ndaj obligimit për të shkëputur përfundimisht vendin nga kthetrat e diktaturës së hajdutëve dhe kriminelëve dhe për ta rikthyer atje ku i takon, në gjirin e Perëndimit.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular