Ky në foton e mëposhtme është Ludian Zaimi, i cili qëlloi mbrëmjen e së hënës me 6 plumba mbi kolegun e tij Çaush Saliasi, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Pasi plagosi kolegun, qëndroi në komisariat, ndërsa tashmë është ndaluar nga efektivët e policisë.
Burime nga grupi hetimor bëjne me dije se pas krimit efektivi 25-vjeçar ka thënë se e qëlloi kolegun e tij pasi ky i fundit e tallte prej kohësh.