BallinaKronikeE rëndë në Tiranë/ Dy fëmijë të mitur mbyten në liqen, nisin...

E rëndë në Tiranë/ Dy fëmijë të mitur mbyten në liqen, nisin kërkimet për trupat e pajetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme, ku dy fëmijë të mitur janë gjetur të mbytur.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në liqenin e Prushit, ku dy të miturit, përkatësisht të moshave 11 dhe 13 vjeç janë gjetur pa jetë. Polumbarët e Reneas kanë shkuar drejt vendngjarjes dhe kanë nxjerrë trupat nga liqeni, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular