BallinaKryesoreMaxhoranca pret firmën e Metës për Begajn, por ja çfarë po bën...

Maxhoranca pret firmën e Metës për Begajn, por ja çfarë po bën Presidenti

Bajram Begaj është emri që maxhoranca do të çojë sonte për votim në raundin e katërt në Kuvend pasi politika shqiptare nuk arriti të nxjerrë një emër konsensual. Por, për të shkuar deri aty, Begaj duhet të përmbushë edhe disa detyrime ligjore, siç është për shembull dorëheqja nga detyra aktuale e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Mësohet se Begaj e ka dërguar dorëheqjen e tij në Ministrinë e Mbrojtjes, ku pas miratimit nga Peleshi nevojitet edhe firma e Metës për lirimin e tij nga detyra

Lexo edhe: Rrugëtimi i Bajram Begajt drejt Presidencës kalon nga Meta, si do të veprojë Presidenti?

Mbeten edhe pak orë në dispozicion të përmbushjes së këtij detyrimi ligjor nga Begaj, por çfarë po bën Meta aktualisht?

Sëfundmi Presidenca ka shpërndarë disa foto ku Presidenti ende në detyrë është duke marrë pjesë në një forum në Maltepe të Turqisë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e paralajmëroi diçka të tillë duke thënë se nëse kjo “larg qoftë ndodhte”, pra Meta nuk lironte Begajn nga detyra, atëherë kishin gjetur një hapësirë tjetër ligjore për të mundësuar rrugëtimin e tij drejt Presidencës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular