BallinaKryesoreMe kapjen dhe të Presidencës Rama bëhet “mbret”, po PD? Koha të...

Me kapjen dhe të Presidencës Rama bëhet “mbret”, po PD? Koha të vendos gjykata dhe marr fund lufta e brendshme

Nga Naim Hasani

Të dashur demokratë dhe shqiptarë te ndershem,
Edi Rama nga sot eshte de fakto “mbret” i Shqipërisë. Me vendimin për të nxjerr nga xhepi edhe presidentin që duhej të ishte simbol i unitetit kombëtar, tashmë ai dhe regjimi i tij ka çdo pushtet absolut dhe mbretëron mëse i qetë.
Çështja është po për shqiptarët dhe Shqipërine kush do mendojë?
Eshtë fatkeqësi e jashtezakonshme kombëtare që partia e vetme me peshë qeverisëse, që lindi për t’i bërë ballë regjimit dhe nomenklaturës komuniste, Partia Demokratike e Shqipërisë është sot në ditët më të errëta të saj, në mesin e një lufte civile që nuk ka të ndalur.
Në vend që të bashkohet e të përballet me regjimin në mënyrë demokratike dhe qytetare, ajo funksionon në dy llogore, ajo që ishte dhe ajo në foltore.
Rithemelim apo mjerisht shkatërrim, varet në cilën llogore je dhe kujt ja ke drejtuar topin pro apo anti non-grata.
Kjo luftë mjerisht vetëm do dënojë PD në shkatërrim dhe popullin në nënshtrim ndaj partisë shtet.
Dy PD, dy kryesi, dy kryetarë, dy keshilla kombëtar, dy taborre me ushtarë është vetzhdukje dhe kurrë mundësi për të ecur mbarë.
Partia Demokratike është ndarë në dysh dhe si në çdo ndarje fjalën e fundit e thotë dhe do ta thotë gjykata.
Eshtë mirë dhe në respekt të sundimit të ligjit dhe të drejtës kushtetuese dhe pluralizmit politik qe Gjykata e Apelit te mos fshihet mē por te luaj rolin qe i takon ne demokraci dhe te marre vendimin e saj ligjor e te formes se prere qe te pakten demoratet por edhe gjithe shqiptarët ta dine kush e ka dhe do ta kete me legjitimitet juridik partine.
Kur ky vendim te vije, demokratēt te bejne vete llogarine, nese duan nje individ apo duan te ruajne nje Parti qe te eci perpara e te sjedhe ndryshimin ne Shqiperi.
Ftoj gjykaten te ngrihet ne nivelin e saj ligjor por edhe atdhetar dhe ti jape fund kesaj katastrofe ne PD. Keshtu nuk vazhdohet, keshtu nuk fitohet, keshtu partia shkaterrohet dhe Shqiperia nenshtrohet ndaj atyre qe per 31 vite vetem larguan mbi gjysmem e shqiptarëve duke i surgjenosur ne tere boten.
Partia Demokratike por cdo parti qe pretendon te vije ne pushtet ne Shqiperi, nuk ka ardhe dhe nuk do te vije ne pushtet pa mbeshtetjen dhe bekimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Cdo argument tjeter eshte thjesht per qellime te pasinqerta dhe padyshim per te genjyer veten.
Eshte koha per nje stuhi te forte politike ne Shqiperi. Eshte koha qe katastrofa te ndalet, qe Shqiperia e lulezoje, qe vota e pa vjedhur, e pa shitur, e paperlyer e patjetersueshme te jete i vetmi shpetim, I vetmi parim absolut i cdo demokrati, I cdo shqiptari.  Enough is enough!  🇦🇱🇬🇧🇦🇱🇺🇸🇦🇱

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular