BallinaKronikeZbulohet sa deputetë të PS kanë dhënë firmën për kandidaturën e Bajram...

Zbulohet sa deputetë të PS kanë dhënë firmën për kandidaturën e Bajram Begajt si Presidenti i ri i vendit

Kandidatura e Bajram Begaj ka marrë mbështetjen nga 37 deputetë që kanë firmosur për emrin e tij.

Kandidatura me firmat e deputetëve dorëzohet brenda orës 12:00 të së shtunës në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë në orën 16:00 mblidhet Komisioni i Ligjeve për verifikimin e pastërtisë së figurës së Bajram Begajt, 2 orë përpara se emri i tij t’i shkojë Kuvendit për votim.

Firmat e deputetëve të cilat nevojiten që më pas kandidatura e Presidentit të ri të dorëzohet në Kuvend, u mblodhën në grupin parlamentar të PS, paraditen e të shtunës.

Kryeministri Edi Rama tha se vota për kandidatin për President të ri të vendit, Bajram Begaj në Kuvend, pasditen e të shtunës, do të jetë unanime nga ana e Partisë Socialiste.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular