BallinaKryesoreNisin regjistrimet në çerdhe, aplikimet do të kryhen nga data 6 deri...

Nisin regjistrimet në çerdhe, aplikimet do të kryhen nga data 6 deri në datën…

Në datën 6 qershor do të nisin regjistrimet në çerdhe. Prioritet do të kenë fëmijët që vijnë nga shtresat vulnerabël.

Katër ditë kohë do të kenë prindërit për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhe.

Aplikimet nisin të hënën e 6 qershorit dhe do të zgjasin deri në datën 10.

Ata që do të kenë prioritet dhe do të regjistrohen të parët janë fëmijët nga shtresat vulnerabël.

Për fëmijët me statusin e jetimit dhe fëmijët të familjeve ku kujdestari ligjor ka të njëjtin status nevojitet libreza e statusit si dhe certifikata personale e fëmijës dhe ajo familjare.

Për fëmijët me aftësi të kufizuara apo sëmundje të rënda përveç certifikatës nevojitet dhe raporti mjeko-ligjor.

Prioritet do të kenë edhe fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe ata që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian.

Pjesa e mbetur e vendeve në çerdhe plotësohet me të vegjlit që i kanë të dy prindërit ose njërin në punë.

Ndërkohë ata që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2021-2022 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2022, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Prindërve u kërkohet që të deklarojnë pranë çerdhes që fëmija ka frekuentuar, kopshtin në të cilin dëshironi të regjistrojnë atë.

Deklarimi duhet të kryhet brenda datës 24 qershor 2022 ndërsa institucioni i përzgjedhur duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular