BallinaBotaVladimir Putin paralajmëron SHBA-të: Nëse furnizoni me raketa Ukrainën, Moska do të...

Vladimir Putin paralajmëron SHBA-të: Nëse furnizoni me raketa Ukrainën, Moska do të reagojë

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi ditën e sotme se Moska do të reagojë nëse SHBA  furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Sipas mediave shtetërore ruse, mësohet se Putini ka thënë se “dorëzimi i armëve të reja në Kiev synon vetëm të “zvarritë konfliktin e armatosur për një kohë të gjatë” , në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya-1.

“Nëse ato furnizohen, ne do të nxjerrim përfundimet e duhura nga kjo dhe do të përdorim armët tona, nga të cilat kemi mjaftueshëm, për të goditur ato objekte”, u shpreh Putin duke komentuar situatën në lidhje me furnizimin me amerikan ndaj Ukrainës me sisteme të shumta raketore.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të martën se SHBA-ja po i ofron Ukrainës “sisteme dhe municione më të avancuara raketash” ndërsa lufta e saj me Rusinë po vazhdon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular