BallinaKronikeEMRI/U arrestua disa ditë më parë sëbashku me disa zyrtarë të bashkisë,...

EMRI/U arrestua disa ditë më parë sëbashku me disa zyrtarë të bashkisë, i vihet flaka zyrës së noterit në Sarandë

Zyra e një noteri në Sarandë, është djegur gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të hëne. Panorama.al mëson se zyra është në pronësi të noterit Aleko Anagnosti.

Persona ende të paidentifikuar, i kanë vendosur flakën zyrës në qendër të qytetit.

MËsohet se Anagnosti është arrestuar më 1 qershor me urdhër të Prokurorisë së Sarandës.

Dy ditë më parë, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për anagnostin.

Sarandë/Informacion paraprak

Më 06.06.2022, në lagjen nr.1 Sarande, ka rënë zjarrë në zyrën e shtetasit A. A., Ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular