BallinaBotaPërgjaket kisha katolike, të paktën 50 viktima nga sulmi terrorist

Përgjaket kisha katolike, të paktën 50 viktima nga sulmi terrorist

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar së fundmi në Nigeri, teksa bëhet me dije se paktën 50 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se persona të armatosur hynë në një kishë katolike në Owo, në Nigerinë jugperëndimore, dhe hapën zjarr ndaj besimtarëve, duke lënë të pajetë rreth 50 persona.

Një mjek në një spital në Ou, një qytet në shtetin jugperëndimor të Nigerisë, tha për Reuters se të paktën 50 trupa të pajetë ishin dërguar në Qendrën Mjekësore Federale Ou dhe Spitalin Katolik St.

Lajmi i sulmit të përgjakshëm u bë e ditur nga guvernatori i shtetit të Ondo, Arakunrin Akeredolu , i cili foli për një “sulm të poshtër dhe satanik”.

Pasi qëlluan mbi besimtarët, terroristët hodhën eksploziv në kishë. Aktualisht askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i pari kundër një kishe në jug.

Deri më tani mbeten të paqarta motivet e autorëve dhe identiteti i tyre.

Presidenti Muhammadu Buhari dënoi sulmin, të cilin ai e përshkroi si “të neveritshëm”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular