BallinaAktualitetAv. Goxhaj: Kjo parajsë që është Shqipëria po na e bëjnë të...

Av. Goxhaj: Kjo parajsë që është Shqipëria po na e bëjnë të duket si ferr

Pas zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës, avokati Altin Goxhaj u shpreh se kjo qeveri po kap çdo lloj pushteti dhe se situata është më e rëndë se në komunizëm.

I ftuar në studion e ‘Fax News’, Goxhaj tha se kryeministri Edi Rama u tall në çdo fazë të këtij procesi ndërkohë që PD është totalisht e kapur sipas tij.

Ai tha ndër të tjera se vendi ynë nuk ka as armatime e as ushtri dhe në çdo situatë të jashtzakonshme jemi terësisht të pambrojtur.

GoxhajIshte e vetmja gjë që u pati ngelur pa marrë. Kanë çdo gjë, tani duan ti marrin popullit edhe avokatin. Nëse Enver Hoxhës ju deshën 24 vite për të hequr avokatin, këtyre iu deshën 10 që do të thotë kemi të bëjmë me një regjim edhe më të keq se ai komunist.

Në të shkuarën e kemi marrë si një ditë por ka qenë fazë pas faze, edhe sot vetë socialistët janë viktima të së majtës. Fillim e vuanin kundërshtarët pastaj vetë këta, njësoj si komunizëm.

Kjo parajsë që është Shqipëria po na e bëjnë të duket si ferr. Rama u tall në çdo fazë, tashmë PD është e pushtuar dhe e kapur. Realiteti i ri është se u mbyll dhe presidenca, ai ka kompetenca sepse është komandant i forcave të armatosura. Forcat e armatosura janë diskutim i parë sot në botë, ku e dimë ne që nuk do ketë shpejt luftë botërore.

Ne nuk e dimë se çfarë do ndodhë, kemi vatra të hapura që rrethojnë kontinentin euro aziatik dhe janë fakte konkrete. Kemi një president që është dhe mjek dhe ushtarak, kjo ushtri do të përballet ndaj popullit shqiptar dhe jo armikut sepse të gjithë kanë trendin për tu larguar. Ne nuk kemi as armatime dhe as ushtri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular