BallinaKryesoreSekretari i koordinimit elektoral në PD Taulant Zeneli: Rama rikthen projektin e...

Sekretari i koordinimit elektoral në PD Taulant Zeneli: Rama rikthen projektin e Bashës për menaxhimin e mbetjeve në Tiranë

Sekretari i koordinimit elektoral në PD Taulant Zeneli, përmes një komunikimi publik ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po rikthen projektin e Lulzim Bashës për menaxhimin e mbetjeve.

Pasi u kap në vjedhjen e shekullit me inceneratorët, Edi Rama prezanton si projekt të ri atë që bllokoi në 2014-ën.
Sepse Edi Rama nuk kishte shqetësim interesin e qytetarëve, por vjedhjen dhe abuzimin siç duket qartë me aferën 430 milionë euroshe të inceneratorëve.
Dhe si gjithmonë, Rama pasi i përqesh, në fund i vjedh idetë dhe i shet si të vetat. Por tani kostoja është 430 milionë euro që u i’u vodhën shqiptarëve me inceneratorët.

Ne projektin e 2014-ës të Lulzim Bashës për Menaxhimin e mbetjeve parashikohej:

• Brenda një viti, të gjithë kontenierët e plehrave brenda Unazës së Vogël të Tiranës do të ishin nëntokësorë dhe të diferencuar;
• Ky shërbim do të shtrihej në të gjithë qytetin e Tiranës brenda tre vitesh nga nisja e kontratës së sipërmarrjes;
• Nuk do të kishte asnjë kosto shtesë për qytetaret;
• Për këtë projekt nuk kërkohej asnjë lek nga qeveria, kërkohej vetëm autorizimi për Bashkinë e Tiranës të hapë procedurat e koncesionit;
• 15 kompani shprehën interes për marrjen me koncesion të këtij shërbimi, mbledhjen përfshirë riciklimin, transportim si dhe trajtimin e tyre në venddepozitim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular