BallinaKryesoreFirma e Metës për Begajn nga Turqia, Berisha: Si Ali Pasha, trupin...

Firma e Metës për Begajn nga Turqia, Berisha: Si Ali Pasha, trupin në Janinë e kokën në Stamboll

Si Ali Pasha, trupin në Janinë e kokën në Stamboll.  Kështu e ka ironizuar ish-kryeministri Sali Berisha çdekretimin që bëri Ilir Meta për pasuesin e tij Bajram Begaj nga Stambolli, duke e liruar nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Meta i hapi në këtë mënyrë rrugët Begajt për t’u votuar si president, ndërkohë që ndodhej në Turqi firmosi që atje.

Një procedurë e tillë nuk është pritur mirë nga Sali Berisha, i cili para se Meta të hidhte firmën i kërkoi publikisht këtij të fundit që të mos e bënte. Sipas Berishës është anti-kushtetuese.

I pyetur nga gazetarët në oborrin e Kuvendit, Berisha tha mbrëmjen e sotme: “Ai më ngjau mua, më kujtoi Ali Pashën, trupin në Janinë e kokën në Stamboll”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular