BallinaKronikeBurrat kërkojnë gratë që u ikën nga shtëpia, tre persona shpallen të...

Burrat kërkojnë gratë që u ikën nga shtëpia, tre persona shpallen të zhdukur nga policia brenda pak orësh

Tre persona janë larguar nga banesat e tyre dhe janë shpallur të zhdukur në orët e fundit në Gramsh dhe në Cërrik.

Policia e Elbasanit bën me dije se në komisariat, kanë bërë kallëzim dy burra se u janë larguar nga shtëpia gratë, ndërsa një i moshuar denoncon humbjen e të birit.

Në Komisariatin e Policisë Gramsh janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetasit :

-F. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja J. Z., 25 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

-N. K., 71 vjeç , banues në fshatin Gribë, Gramsh, pasi i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. K., 39 vjeç dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi F. T., 42 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja A. T., 27 vjeçe, duke braktisur fëmijën e tyre të mitur, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular