BallinaKryesore"Jemi aleat të SHBA", raporteri për Shqipërinë në CDU e përsërit edhe...

“Jemi aleat të SHBA”, raporteri për Shqipërinë në CDU e përsërit edhe nga Berlini: Nuk bashkëpunojmë me Berishën

Reagon Raporteri për Shqipërinë ne CDU për vizitën në Shqipëri,  Peter Beyer:

Kam qenë në Tiranë/Shqipëri për tre ditë për bisedime me nivele të larta politike. Fokusi ishte në dy tema:

1. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE 🇪🇺:

Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës së turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e radhës ndërqeveritare si hapi tjetër konkret në procesin e anëtarësimit në BE.

2. Situata e Partisë Demokratike, PD:

Demokracia parlamentare e Shqipërisë ka nevojë për një opozitë të bashkuar dhe të fortë. Axhendat personale të individëve nuk duhet të luajnë një rol jashtë përgjegjësisë për vendin. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i zakonshëm, i pakundërshtueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA 🇺🇸.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular