S’kanë fund telashet për Noizyn, dy ditë pas sherrit me reperin Cllevio i shpërthejnë me lëndë plasëse lokalin

2
422

Një sasi lënde plasëse i është vendosur lokalit të reperit të njohur, Noizy. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ndërsa siç raporton News24 janë dëmtuar xhamat në dy katet e ndërtesës.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa nuk dihen ende rrethanat.

Kujtojmë që reperi i njohur Noizy dy dite me pare u perfshi ne nje sherr me ish-anëtarin e TBA Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

Ne videon, e cila u bë virane ne rrjet duket Noziy së bashku me disa miq të tij dhunojnë pa mëshirë Kleviol Ahmetin në mes të rrugës dhe në mes të ditës, ndërsa zona është e populluar.

SI KA NDODHUR SHERRI

Cllevio, shoku i reperit tjetër Stresi, ka mbërritur në zonë së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Por Rigels Rajku e ndjek pas dhe nis ta godasë edhe tek dera e makinës, përpara se Kleviol Ahmeti të “arratiset”.

Ndërkohë në rrugë ndodhet edhe një mik i Cllevio, i cili po ashtu dhunohet nga reperi dhe miqtë e tij.

Në video shihet momente kur Noizy e godet me grushte, megjithatë pas disa sekondash e lë të lirë. Po ashtu edhe miku i Cllevio, pasi shpëton nga duart e reperit largohet me makinë.

Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: startnews.news/2022/06/08/skane-fund-telashet-per-noizyn-dy-dite-pas-sherrit-me-reperin-cllevio-i-shperthejne-me-lende-plasese-lokalin/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: startnews.news/2022/06/08/skane-fund-telashet-per-noizyn-dy-dite-pas-sherrit-me-reperin-cllevio-i-shperthejne-me-lende-plasese-lokalin/ […]

Comments are closed.