BallinaAktualitet“Harta gjyqësore”, kërcënimi i Maks Haxhisë: Avokatëve që do thyejnë bojkotin, do...

“Harta gjyqësore”, kërcënimi i Maks Haxhisë: Avokatëve që do thyejnë bojkotin, do tu hiqet licenca!

“Harta gjyqësore”, kërcënimi i Maks Haxhisë: Avokatëve që do thyejnë bojkotin, do tu hiqet licenca!

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë sqaron hapat e protestës: Padi në gjykatën Kushtetuese

Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë pritet të intesifikojë protestën e saj ndaj hartës gjyqësore nëse qeveria nuk do ta marrë parasysh kërkesat e saj. Madje, do ketë penalitete edhe për ata avokatë që thyejnë vendimin që ka marrë Këshilli i Përgjithshëm për të bojkotuar seancat gjyqësore. Maks Haxhia, kryetar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë deklaroi mbrëmë në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 se ata avokatë që do marrin pjesë në gjyqe do t’u hiqet licenca. “Është një vendim unanim që ka marrë Këshilli i Përgjithshëm dhe ky vendim është i detyruar të zbatohet nga të gjithë anëtarët e Dhomës. Deri tani nuk ka patur raste që avokatët të kenë thyer bojkotin. Kemi të dhëna nga të gjitha degët e Dhomës nëpër Shqipëri. Kishte një prononcim kundër bojkotiti nga avokati Saimir Visha, por që në fakt ai e ka zbatuar dje bojkotin si të gjithë ne. Nëse një avokat do marrë pjesë në ndojë seancë, ndryshe nga vendimi, do jetë Komiteti Disiplinor që do mblidhet dhe do vendosë për masë, e cila në këtë rast është heqje e licencës”, tha Maks Haxhia për gazetarin Roland Qafoku. Haxhia shtoi se nëse qeveria miraton hartën gjyqësore të vendosur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor atëherë efektet dhe pasojat negative do jenë të mëdha. Sipas tij, ato nisin nga efektet e cilësisë së proceseve gjyqësore, mungesa e infrastrukturës, pamundësia që një qytetar të ketë akses normal ndaj një gjykate, vetëgjyqësia, shkelja e të drejtave të njeriut për të burgosurit që do lëvizin nga burgjet për në gjykatat e reja, problemet sociale, e deri te rritja e tarifave që do bëjnë avokatët për klientët e tyre. Nisur nga këto Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë do intesifikojë shkallën e protestës duke zgjatur ditët e bojktoti të proceseve gjyqësore.

Aktualisht në Shqipëri janë 29 gjykata të shkallës së parë, ku 22 janë gjykata rrethi me juridiksion të përgjithshëm, 6 gjykata administrative dhe 1 gjykatë të posaçme. Gjithashtu, janë 8 gjykata apeli, ku 6 janë gjykata apeli me juridiksion të përgjithshëm, 1 gjykatë administrative dhe 1 gjykatë e posaçme. Me hartën e re gjyqësore është vendosur që të ketë 13 gjykata të shkallës së parë; Në Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjiroakstër, Lezhë, Korcë, Kukës, Sarandë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë; Të ketë 2 gjykata administrative, një në Tiranë dhe një në Lushnje si dhe 1 gjykatë Apeli për të gjithë vendin në Tiranë. Ndërkohë që të gjitha gjykatat e tjera është planifikuar të shkrihen. Kjo solli reagimin e Dhomës së Avokatëve që vendosën bojkotin e seancave gjyqësore për katër ditë.

Kryetari i Dhomës së Avkatëve Maks Haxhia paralajmëroi se mbështetur edhe në disa vendime të Gjykatës së Strasburgut, sipas të cilave një qytetar duhet të ketë akses në një gjykatë në një distancë kohore jo më shumë se 1 orë, ndërkohë që me këtë hartë rreth 1 milionë shqiptarë e kalojnë këtë distancë, pritet të që të shikohet mundësia që ky vendim të padet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas të dhënave të deritanishme shkrirja e gjykatave do krijojë distanca të largëta kohore të qytetarëve dhe intitucioneve të reja. Rasti më ekstremi është për banorët e Leksovikut, të cilët për një proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit në Tiranë duhet të përshkojnë 6 orë udhëtim.

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular