BallinaOP EDA mund të përkeqësojë Kaliningradi marrëdhëniet Rusi-Perëndim?

A mund të përkeqësojë Kaliningradi marrëdhëniet Rusi-Perëndim?

A mund të jetë Kalinigradi pika tjetër e tensionit në marrëdhëniet Rusi-Perëndim?

Moska është shprehur se është e gatshme t’i përgjigjet Lituanisë pas vendimit për të bllokuar hyrjen e mallrave.

Por a mund të përfshihet edhe NATO në këtë ‘konflikt’?

Rusia ka qenë gjithmonë kundër pranisë së NATO-s rreth territorit të saj.

Ndërkohë Lituania këmbëngul se vendimi për të bllokuar kalimin e mallrave është në përputhje me sanksionet e Bashkimit Europian , kundër pushtimit rus të Ukrainës. Vendim ky që u mbështet menjëherë nga Brukseli.

Nga ana e saj Moska foli për një embargo që shkel të drejtën ndërkombëtare. Sekretari rusi Këshillimit të Sigurimit Nikolai Patrushev tha më herët se Moska po përgatit përgjigje të Lituanisë.

Kjo klimë kërcënimesh kundër Lituanisë, një vend anëtar i NATO-s nxjerr në dritë nenin 5 të Aleancës për një përgjigje kolektive në rast të një sulmi. Kështu u shpreh Uashingtoni përmes një reagimi. Megjithatë ky do të jetë një përshkallëzim shumë serioz i konfliktit midis Rusisë dhe Perëndimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular