BallinaKronikeGjendet e pa jetë në ujërat e lumit Vjosë një grua

Gjendet e pa jetë në ujërat e lumit Vjosë një grua

Është gjetur e mbytur në ujërat e lumit Vjosë një shtetase me inicialet L.K. Trupi i pa jetë i saj është nisur drejt morgut të qytetit të Vlorës, për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, në lidhje me kërkimet në lumin Vjosë, ju informojmë se ditën e sotme, në brendësi të lumit është gjetur e mbytur shtetasja L. K., trupi i pajetë i kësaj shtetaseje, do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular