Një politikan nigerian dhe gruaja e tij kanë rënë në pranga, pasi kishin planifikuar të trafikonin një 15-vjeçar për t’i marrë organet.
Ike Ekweremadu, një politikan i Partisë Demokratike Popullore për 19 vjet, i cili dikur ishte Zëvendës President i senatit të vendit , dhe Beatrice Nwanneka Ekweremadu akuzohen se u përpoqën ta trafikonin 15-vjeçarin në Mbretërinë e Bashkuar nga Lagos.
Sipas mediave britanike, çifti donte ta trafikonte djalin, i cili ishte një jetim i pastrehë, për të marrë veshkën e tij dhe për ta transplantuar tek vajza e tyre, e cila vuan nga dështimi i veshkave. Çifti ka gjithsej 4 fëmijë.
Ata e arrestuan dy ditë më parë në aeroportin Heathrow teksa po tentonin të hipnin në një aeroplan së bashku me djalin 15-vjeçar. Ekweremadu, 60 vjeç, thuhet se kishte 20,000 £ me vete në momentin e arrestimit të tij.
15-vjeçari është nën kujdesin e autoriteteve mbrojtëse dhe Policisë Metropolitane, thonë zyrtarët.
Ekëeremadu dhe gruaja e kontabilistit Beatrice, 55 vjeç, akuzohen për komplot për të rregulluar ose lehtësuar udhëtimin e një personi tjetër me qëllim shfrytëzimin, përkatësisht mbledhjen e organeve.