BallinaAktualitetAvokatët e Vlorës në protestë, krah tyre deputetët e PD Bujar Leskaj,...

Avokatët e Vlorës në protestë, krah tyre deputetët e PD Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Arbi Agalliu dhe Fation Veizaj

Avokatët në Vlorë janë mbledhur përpara gjykatës këtë të hënë si qëndrim kundër hartës së re gjyqësore. Në emër të tyre për mediat ka folur avokati i vjetër Delo Meçani.

Sipas tyre mbyllja e gjykatave të Vlorës jo vetëm dëmton ata financiarisht ,ndërsa e kanë të pamundur marrjen e shërbimit në Tiranë për shkak të moshës,por vjedhja e pronave të tyre është qëllimi i hartës së re gjyqësore sipas qytetarëve.

Katër deputetët PD-së për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Arbi Agalliu dhe Fation Veizaj në një prononcim për mediat, janë shprehur kundër miratimit të hartës së re gjyqësore.

“Së bashku me kolegët deputetë të Vlorës, Ina Zhupa, Fation Veizaj, Arbi Agalliu në mbështetje të Dhomës së Avokatisë Vlorë për ndryshimet në hartën e re gjyqësore.
Vendimi i 10 qershorit i KLGJ për shkurtimin e gjykatave cënon të drejtat kushtetuese të qytetarëve dhe drejtësinë dhe kompromenton reformën në drejtësi.
Më pak gjykata është më pak drejtësisi; më pak gjykata është drejtësi e munguar, drejtësi e cënuar!”- shkruan Bujar Leskaj
“Sot bashkë me kolegët deputet të qarkut të Vlorës Bujar Leskaj, Fation Veizaj, Arbi Agalliu ju bashkuam thirrjes së qytetarëve dhe avokatëve për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.
Shkrirja e gjykatave dhe zhvendosja drejt Tiranës dhe Lushnjës do të sjellë rritjen e kostove për qytetarët e qarkut tonë.
Ky vendim cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtesi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative. Përballimi i kostove financiare bëhet shumë i vështirë, distancat bëhen më të mëdha dhe koha më e gjatë. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar!
Kjo është një nga padrejtësitë e shumta që ju bëhen qytetarëve, për të cilat ju bëj thirrje të protestojmë më 7 korrik, ora 19:00!#Shqipërianërrezik #Stopcmeduhetmua #7korrik”- shkruan Ina Zhupa.
https://www.facebook.com/bujarleskajfaqjazyrtare/videos/360678506147066
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular