BallinaAktualitetAksidenti në Berat mori jetën e nënës 25-vjeçare dhe djalit të saj,...

Aksidenti në Berat mori jetën e nënës 25-vjeçare dhe djalit të saj, Policia jep vendimin: Fajtor ishte…

Pas ngjarjes së rëndë në Berat ku mjeti Mercedes Benz doli nga rruga dhe përfundoi në Osum bashkë me nënën dhe djalin dhe për pasojë humbën jetën të dy, policia ka dhënë versionin e saj përfundimtar për tragjedinë.

Ndonëse shumë ekspertët rrugorë thanë që nëse kangjellat në anë të trotuarit të rrugës urbane “Antipatrea” do të ishin më të sigurtë, aksidenti do të kishte vetëm dëme materiale dhe jo viktima, policia ka bërë fajtore të ndjerën Kaudja Xhaferaj e cila kishte 20 ditë që kishte marrë patentën.

Sipas Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, shkak për aksidentin tragjik është bërë “humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtueses”

Lajmi është bërë i ditur nga Specialisti i qarkullimit rrugor në DVP Berat dhe Oficeri i Policisë Gjyqësore, inxhinieri Lorenc Tanushi.

Ky i fundit ka pohuar se humbja e kontrollit të mjetit është shoqëruar edhe me mungesën e përvojës, pasi 25-vjeçarja kishte pak javë që kishte marrë patentën dhe ishte një shofere e re në timon

“Nga studimi i të gjitha kamerave të sigurisë është vërejtur manovrimi majtas-djathtas, një karakteristikë kjo e drejtuesve të rinj, të pajisur me leje drejtimi. Aksi Ura e Goricës-Ura e Varur është një aks problematik dhe me risk pasi ka shumë fluks mjetesh, si pjesë kryesore e segmentit rrugor nacional Lushnje-Skrapar”, -ka thënë Tanushi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular