BallinaKronikeE mori t'i kryente punimet në shtëpi, 58-vjeçari shqiptar ngacmon 28-vjeçaren greke:Tentoi...

E mori t’i kryente punimet në shtëpi, 58-vjeçari shqiptar ngacmon 28-vjeçaren greke:Tentoi…

Një 58-vjeçar shqiptar është vendosur në pranga pasi ka ngacmuar seksualisht një 28 vjeçare greke.

58-vjeçari i cili punon si ndërtues ka tentuar ta puthë dhe përkëdhelë 28 vjeçaren e cila e ka shtyrë shqiptarin dhe është larguar prej tij.

Më pas ajo e ka denoncuar në polici 58-vjeçarin i cili është arrestuar. Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur në orën 19:30 të së hënës kur sipas denoncimit në polici 28-vjeçarja, ndërtuesi shqiptar ishte ftuar në pronën e saj në Nea Chalkidona për të kryer disa punime.

Por në një moment të caktuar pa e vënë re vajza, ai është afruar asaj dhe befas e ka puthur dy herë në shpatull.

Madje, më pas ai e ka kapur nga krahët dhe ka tentuar në buzë. Megjithatë, 28-vjeçarja ka reaguar menjëherë dhe është larguar duke e denoncuar shqiptarin në komisariatin më të afërt.

Më pas policia e ka vendosur në pranga 58-vjeçarin shqiptar i cili akuzohet për ngacmim seksual.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular