BallinaKronikeMbi të rëndojnë akuza të forta, dënohet me 30 vite burg këngëtari...

Mbi të rëndojnë akuza të forta, dënohet me 30 vite burg këngëtari i njohur

Këngëtari R. Kelly është dënuar me 30 vjet burg pas akuzave për shantazh dhe trafikim seksual.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly ka kaluar tashmë afër tre vjet pas hekurave. Gjyqtarja Ann M. Donnelly dha dënimin të mërkurën, duke thënë se publiku duhet të mbrohet nga sjellje të tilla.

Vitin e kaluar, Kelly u shpall fajtor për akuza duke përfshirë shfrytëzimin seksual të një fëmije, shantazh, ryshfet dhe trafikim seksual.

Sipas gjykatës, Kelly ishte në krye të një komploti kriminal për të rekrutuar dhe detyruar vajza, djem dhe gra për seks.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular