Zëdhënësja e PD publikon dokumentet: Kompania e Agron Kapllanajt ka fituar miliona euro nga regjimi i Ramës! I kujtojmë atij dhe Alibashës se…

2
213

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka publikuar disa dokumente, që sipas saj tregojnë se kompania e Agron Kapllanajt, ish-kryebashkiakut të Mallakastres ka fituar shumë tendera.

Sipas dokumenteve, kompania e Kapllanatj renditet nder 11 kompanitë e klienteles se Rames ne raport me tenderat e fituar nga pushteti.

“Me këtë rast, i kujtojmë Kapllan Pallatit dhe Alibashes se tij se ne fotot e faqeve qe po postojmë me poshtë, gjenden dhjetëra e dhjetëra tendera me vlere dhjetëra miliona euro te fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama”, shkruan Garo.

REAGIMI I FLORIANA GAROS

“Lidhur me mohimin e tenderave te fituar nga firma e Kapllan Pallatit nga regjimi i Edi Rames!

Dje, me nje status si te shkruar nga Alibasha, Kapllan Pallati reagoi ndaj deklaratës se Kryetarit te PD ne emisionin Open, ne te cilin ai akuzoi Alibasho-opoziten, ne rastin konkret Kapllan Pallatin, si opozite tendermenesh te qeverise Rama.

Ai jo vetem mohoi dhjetra e dhjetra tendera qe kompania e tij familjare ka fituar si shperblim per opozitarizmin e forte nga regjimi i Edi Rames, por kercenoi edhe me padi ne gjykata.

Me kete rast, i kujtojme Kapllan Pallatit dhe Alibashes se tij se ne fotot e faqeve qe po postojme me poshte, gjenden dhjetra e dhjetra tendera me vlere dhjetra miliona euro te fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama. Gjithashtu, me poshte do te gjeni edhe tabelen e nje studimi ne te cilen kjo kompani renditet nder 11 kompanite e klienteles se Rames ne raport me tenderat e fituar nga pushteti”.

REAGIMI I KAPLLANAJT

Nje dite me parë, ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj iu  përgjigjur akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha  në emisionin “Open” në News24, i cili tha se ka fituar 97 tendera dhe para me thasë nga tenderat dhe inceneratorët.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Kapllanaj e quan kreun e PD, mashtrues, ndersa i drejtohet me fjalët “Dëgjo këtu ti, Sali Berisha! Mua do të më kesh përballë, deri ditën që ti do të shporresh dhe të çlirosh nga pengmarrja Partinë Demokratike!”

AKUZAT E BERISHES

Sali Berisha ka akuzuar ish-kryetarin e degës së PD në Mallakastër, Agron Kapllanajn se ka fituar me kompaninë e tij, para nga inceneratorët. Sipas Berishës, Kapllanaj është njeri shumë i besuar i Enkelejd Alibeajt.

“Një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, “Kapllan pallati” ka fituar 97 tendera. Ka fituar para me thasë nga inceneratorët. Njeriu më i afërt në botë i Alibeajt pas të shoqes. Ka marrë para me thes nga inceneratorët. Ti tregon se nuk ke asnjë lloj principi. Si mund të përdoresh si përfaqësues opozite. A ke minimumin e njerëzisë. Qytetarët shqiptarë shkojnë blejnë 30% më lirë se këtu. Albin Kurti është i majtë, por borde nafte dhe ushqimesh nuk ka vendosur. Maqedonia s’ka borde”, tha Berisha ne emisionin “Open”.

DOKUMENTET E PUBLIKUARA NGA ZEDHENESJA E PD

292198704_596329481864555_7696376800681598745_n292199198_596330025197834_7122869466051918343_n292207494_596329751864528_5466581771729414034_n292214558_596329558531214_943191706396226550_n292228779_596329528531217_3237756107648534565_n292228833_596329838531186_3907075838650696277_n292232433_596329015197935_5610704179097026365_n292241269_596329725197864_5010197381415472306_n292281756_596329785197858_6155846013807672689_n292292770_596329651864538_5774303227603559194_n292306068_596329418531228_4130223713967655053_n292322719_596329361864567_2359276216935194312_n292329349_596329601864543_506216318763315587_n292334547_596329998531170_9090272178953107292_n293682388_596327238531446_5923721946682662754_n293742690_596327395198097_3047739468869917606_n

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: startnews.news/2022/07/13/zedhenesja-e-pd-publikon-dokumentet-kompania-e-agron-kapllanajt-ka-fituar-miliona-euro-nga-regjimi-i-rames-i-kujtojme-atij-dhe-alibashes-se/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 81617 additional Info on that Topic: startnews.news/2022/07/13/zedhenesja-e-pd-publikon-dokumentet-kompania-e-agron-kapllanajt-ka-fituar-miliona-euro-nga-regjimi-i-rames-i-kujtojme-atij-dhe-alibashes-se/ […]

Comments are closed.