BallinaUncategorized'30 mln euro fitime për 5 kate', Bardhi denoncon pallatin e Kastratit:...

’30 mln euro fitime për 5 kate’, Bardhi denoncon pallatin e Kastratit: Me firmën e Ballukut dhe Ahmetajt ka…

Gazmend Bardhi ka denoncuar në Kuvend ndërtimin e gradacelës së biznesmenit Shefqet Kastrati në Tiranë.

Bardhi tha se është marrë leje për ndërtimin e 37 kateve dhe 5 kateve nëntokë, por kësaj ndërtese i janë shtuar 5 kate pa leje.

Deputeti tha se Kastrati i ka shtuar këto 5 kate shtesë pa leje, pra në total gradacela ka 42 kate nga 37 kate për të cilat ishte kërkuar leje.

Bardhi u shpreh se pasi ka ndërtuar pa leje 5 kate, ndërtuesi ka bërë kërkesë për shtim katesh, ndonëse tashmë i kishte ekzistonte.

Sipas Bardhit, Rama ka ndryshuar ligjin për interesa të këtij oligarku. Bardhi tha se me firmë të ministres Belinda Balluku dhe zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Rama ka ndryshuar nenin 17 të VKM. Demokrati thotë se institucionet ulin kokën përballë të paprekshëmve të cilët i mbron Edi Rama.

Drejtësia e ka marrë emrin e re, por në sjellje vijon të e të e vjetër. Në 5 vite sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë 3304 qytetarë janë dënuar për ndërtim të paligjshëm, asnjë prej tyre nuk ka bërë si ndërtim të paligjshëm gradacela e biznese, kanë rregulluar çatitë  e shtëpive të rrënuara, dhomën e gjumit ose murin rrethues.

Pavarësisht se kanë qenë në majë të malit nuk i kanë shërbyer syrit të institucioneve, u ka shkuar IKMT, policia, prokuroria. Ata mund të ndërtojnë pa lejë ngjitur me zyrën e kryeministrit, përballë sallës së Kuvendit, përballë derës së zyrës së prokurorit të Përgjithshëm, në lagjen ku banon drejtori i policisë së shtetit. Janë të qetë se të gjithë këta e dinë se do ulin kokën përpara ndërtimeve që bëjnë të paprekshme.

Kjo është drejtësi më e vjetruar se drejtësia e vjetër, kjo nuk është drejtësia që siguron barazi para ligjit. A mund të më thoni pse është i ndryshe ndërtuesi i këtij gradacele. Nuk ndajnë pjesë e oborrit të kryeministrisë, nuk ndajnë para, nuk kanë mbrojtjen e kryeministrit. Nëse je pjesë e oborrit, nëse ke mbrojtjen e tij, drejtësia e re ul kokën mbyll sytë dhe nuk shikon.

Nëse je pjesë e oborrit të kryeministrit mund të ndërtosh jo një mur, por 5 kate në mes të Tiranës me vlerë 30 mln euro dhe të gjitha institucionet ulin kokën. Të gjithë janë në garë kush ti shërbejë më parë për të fshehur ligjin. Të jemi i qartë, nuk bëhet fjalë vetëm për këtë ndërtim, ky është 1 nga 10 rastet e gradacelave ku kanë mbirë kate pa leje. Këta rast e kam te dokumentuar me dokumente. Rama i ka dhënë statusin e paprekshëm, por vë shtetin për të mbuluar paligjshmërinë.

Merr leje për 37 kate dhe 5 kate nëntokë dhe ndërton 42 kate mbi tokë dhe 5 nëntokë. Pasi i ndërton pa leje ligji nuk vepron. Rama ndryshon ligjin për interesa të këtij oligarku. Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për këtë ndërtim Rama ka firmosur dy vendimi miratimin e lejes së zhvillimit për 37 kate dhe e dyta për lejimin e shtimit të disa kateve.

Rama urdhëron Veliajn të miratoj lejen e ndërtimit për shtesë të disa kateve, dy muaj pasi e kisha vënë në dijeni kryetarin e bashkisë dhe kryeministrin, Veliaj bën sikur nuk kupton por më informon se nuk e ka miratuar kërkesën. Katet shtesë pa leje janë bërë fakt i kryer, Veliaj që shet çdo gjë më referon të pyes të IKMT se sipas tij inspektimi është kompetencë e tyre. sipas informacionit të bashkisë i referohet i lejes është bërë për arsye se ndryshimi i projektit të propozuar, kërkesa për shtim katesh, nuk është në përputhje, ndalohet nga neni 17 i VKM 408.

Ca bën Rama? Vendos shtetin në shërbim të paligjshmërisë . 10 ditët pasi bashkia refuzon të miratojë lejen e ndërtimit për shtimin e kateve se bie ndesh me nenin 17, Rama me firmë të ballukut dhe Ahmetaj miratoni vendimin 457 të Këshillit dhe ndryshon nenin 17 të VKM. Kur ndërtojnë të paprekshmit Rama ul kokën, policia ul kokën, prokurori ul kokën. Ndryshon ligjin për ta bërë një ndërtim të paligjshëm, të ligjshëm“, tha Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular