BallinaAktualitetE rëndë në Greqi/ Dalin pamjet e aksidentit ku humbën jetën dy...

E rëndë në Greqi/ Dalin pamjet e aksidentit ku humbën jetën dy vëllezërit shqiptarë

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Lamias në Greqi, ku humbën jetën dy vëllezër shqiptarë.

Ata ishin duke udhëtuar me automjet sëbashku me 3 persona të tjerë, kur shoferi 30-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me barriera anësore të rrugës.

Si pasojë, makina ka përfunduar në lumin Erkyna. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga mediat greke, automjeti është përmbysur në lumë.

Të gjithë personat brenda makinës mbetën të plagosur, por dy vëllezërit shqiptar nuk kanë arritur t’i mbijetonin plagëve të marra.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular