BallinaAktualitetBujar Leskaj i referohet “Barometrit te Ballkanit për vitin 2022”: 6 ne...

Bujar Leskaj i referohet “Barometrit te Ballkanit për vitin 2022”: 6 ne 10 shqiptarë nuk përballojnë dot një javë pushim në vit!

Nga Bujar Leskaj

6 ne 10 shqiptarë nuk përballojnë dot një javë pushim në vit!
Sipas “Barometrit te Ballkanit për vitin 2022”, një vrojtim vjetor në 6 vendet e Ballkanit JugPerëndimor, i porositur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, 60% e shqiptarëve të anketuar në Shqipëri kanë pohuar se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon e popullsisë në pamundësi për të bërë pushime. Përqindja e popullsisë që nuk ka mundësi të pushojë pësoi rritje me 21% në vitin 2022, pasi në vitin 2021 vetëm 39 % e të anketuarve pohuan se nuk mund të përballonin pushimet 7-ditore në Shqipëri.
Kështu i ka katandisur shqiptarët sekti Rama në qeverisje, në një vend me mbi 400 kilometra bregdet detar. Jemi vendi me përqindjen më të lartë të varfërisë në rajon dhe me të ardhurat më të ulta.
Jemi vendi në Ballkanin JugPerëndimor, me shtetin më të kapur nga oligarkët dhe grupet e biznesit, sipas vrojtimit të Transparency International të një viti më parë. Sipas EUROSTAT, Shqipëria është shteti Ballkanit JugPerëndimor, me përqindjen më të lartë të popullsisë(38%), në rrezik për të rënë në varfëri.
Shqiptarët duhet t’i harrojne pushimet në epokën e Liderit Global, dhe duhet të provojnë të ngrohen nën rrezet e propogandës së tij tridimensionale!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular