BallinaKronikeEMRI/ Ofendonte besimtarët dhe bënte thirrje ekstremiste në “TikTok”, shpallet në kërkim...

EMRI/ Ofendonte besimtarët dhe bënte thirrje ekstremiste në “TikTok”, shpallet në kërkim i riu nga Lezha

Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve irlandeze për të arrestuar Luigj Markun, i cili akuzohet  për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen  e urrejtjes.

Bëhet me dije se 39-vjeçari prej kohësh publikon në rrjetet sociale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste.

Luigj Marku është me origjinë nga Lezhe dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.

Ai nuk jeton në Shqipëri dhe se prej disa vitesh ka dalë nga vendi.  Përveç ekstremizmit që tregon Luigj Marku kërcenon më fjalë edhe personat që dalin kundër tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë mes reperit Stresi dhe Markut pati një përplasje, ku Marku e shau këngëtarin, ndërsa ky i fundit e kërcënoi se do ta vriste.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular