Përmes një postimi në Facebook analisti, Ilir Demalia shkruan se konventa e LSI-së ishte një shfaqje kryetarokracie dhe sundim familjar si familjet mafioze.
Sipas tij, Trekëndëshi Rama, Berisha, Meta janë rrethi vicioz ku kërkohet “zgjidhja” për t’u sillur pambarimisht rreth mullarit moszgjidhjes si pa zgjidhje.
Demalia: Në rrethin vicioz të mos-zgjidhjes si “zgjidhje”. Të gjithë horrat pëllasin në emër të sovranizmit, atdhedashurise, lirisë, kombit, kur janë pikërisht këta që kan shitur sovranitetin, kanë rrjepur dhe zhvatur atdheun, kanë mbyllur hapsirat për zhvillim demokratik me sundim autokratik duke krijuar kleptokraci me burime korruptive dhe lidhje kriminale, duke përdorur mediat si patllake të propogandës se bandave politike që quhen parti. Duke i shpërblyer këta me para dhe prona e të tjera perfitime me fuqinë politike si skllever të fjalës së lirë dhe Desinformimit të publikut dhe trushpëlarjes se publikut.