BallinaKronikeE RËNDË/Qëllohet reperi i njohur, detajet e para

E RËNDË/Qëllohet reperi i njohur, detajet e para

Një reper në Shtetet e Bashkuara është vrarë brutalisht me armë zjarri.

Reperi i njohur, Rollie Bands, u qëllua në Florida, jashtë banesës së tij në Tampa vetëm pesë minuta pasi ai ndau një postim në Instagram duke i nxitur rivalët e tij të përballeshin me të.

Bands u qëllua në parkingun e IQ Apartments në bulevardin Bruce B Doëns në Tampa të premten pasdite. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por më pas ndërroi jetë nga plagët e marra.

Të shtënat ndodhën rreth orës 15:30 – vetëm pak minuta pasi Bands thuhet se postoi në rrjetet sociale me një sfidë për rivalët e tij që të vinin përballë tij, shkruan DailyMail.

“Shumë nga këta e dinë se ku jetoj në ”, ka postuar reperi në InstaStory, sipas HipHopDX. ‘Unë fle në paqe. Nëse doni ta ndizni një jam në shtëpi për 5 minuta”, kishte shkruar ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular