BallinaOP EDT’i japim fund tranzicionit duke hapur dosjet për të gjithë!

T’i japim fund tranzicionit duke hapur dosjet për të gjithë!

Nga Jorida Tabaku
Sot parlamenti mohoi kërkesën e PD. Sot nuk kishim një ndryshim rutine në qeveri, por ndryshuan dhe prioritetet e qeverisë, nga rindertimi tek energjia e integrimi. Me një tweet të kryeministrit u njoftua.
Është e papranueshme që opozita të mos ketë asnjë hapësirë parlamentare. Është e prapanueshme që të mos bëhet debat për këto tema kaq të rëndësishme!
Si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, doja të diskutoja mbi gatishmërinë e qeverisë dhe strukturave për procesin e integrimit!
Besoj se ndryshimi i zëvendëskryeministrit pa sqarim është i papranueshëm.
A kishte ky vendim lidhje me çështjen e inceneratorëve? Zëvëndëskryeministri ka dhe një padi në SPAK nga PD për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve!
Kryetarja e Parlamentit duhet të tregonte që ishte mbi palët dhe dështoi ta bënte këtë.
Ne ldhje me çështjen e dosjeve:
E kuptoj luftën politike dhe përdorimet politike, por përfaqësues të Partisë së Punës nuk mund të na bëjnë moral ne për dosjet, pasi kanë refuzuar ndryshimet që ne kërkuam në kigjin e vitit 2015.
Partia Demokratike është për hapjen e të gjitha dosjeve dhe për transparencë. Pas 30 vitesh ne duhet të shkëputemi nga e shkuara.
Ja detyrojmë familjarëve tanë që janë dergjur në burgje e që janë internuar. Unë ia detyroj te parëve të mi. Kam bërë amendime e propozime që në vitin 2015 për këtë çështje.
Ne jemi për parimin e hapjes së dosjeve për të gjithë pa asnjë përjashtim, me anë të një ligji që do ta sjellim njëherë e mirë në ditët në vijim, që do të ndajë Shqipërinë nga periudha e tranzicionit.
Partia Socialiste nuk ka moral që të përdore Çështjen e Dosjeve për luftën e brendshme politike.
Nuk patëm mundësinë të diskutojmë as për këtë, as për rezolutën ndaj Kosovës dhe as për integrimin.
Ashtu siç dinë të bëjnë, këta e përdorin Parlamentin si noter, ashtu siç e kanë përdor për 9 vite!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular