BallinaSportVIDEO/ Njëri gol më i bukur se tjetri, PSG fituese e Superkupës...

VIDEO/ Njëri gol më i bukur se tjetri, PSG fituese e Superkupës së Francës

PSG ka luajtur sot në mbrëmje ndaj Nantes në finalen e Superkupës së Francës, të cilët e kanë fituar me rezultatin 4-0 në Tel Aviv.

Ndeshja nuk ka patur nevojë të diskutohet në asnjë moment pasi PSG ka komanduar totalisht finalen. Goli i parë erdhi nga Lionel Messi në minutën e 22-të duke shënuar një gol të bukur pas driblimit të portierit kundërshtar.

Goli i dytë ishte një perlë e realizuar nga Neymar në minutën e 5-të të shtesës së pjesës parë, ku braziliani shëoni me anë të një goditje dënimi.

Pjesa e dytë ka filluar në favor të PSG-së përsëri, ku në minutën e 57-të Sergio Ramos shënon një gol fantastik me takë.

Parisienët nuk u mjaftuan me kaq pasi në minutën e 81-të Neymar shënon golin e katër nga pika e bardhë e penalltisë. Castelleto u ndëshkua me kartonin e kuq për penalltinë e shkaktuar.

Galtier kështu ka ngritur trofeun e tij të parë si trajneri i PSG-së./

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular