BallinaKryesore"Një ngjarje dhe datë që meritojnë të kujtohen", Bujar Leskaj: Kuvendi i...

“Një ngjarje dhe datë që meritojnë të kujtohen”, Bujar Leskaj: Kuvendi i Drashovicës në mbështetje të Memorandumit të Grecës

Nga Bujar Leskaj

𝟯𝟭 𝗸𝗼𝗿𝗿𝗶𝗸 𝟭𝟵𝟭𝟭, 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶 𝗶 𝗗𝗿𝗮𝘀𝗵𝗼𝘃𝗶𝗰𝗲𝘀 𝗻𝗲 𝗺𝗯𝗲𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗷𝗲 𝘁𝗲 𝗠𝗲𝗺𝗼𝗿𝗮𝗻𝗱𝘂𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗚𝗿𝗲𝗰𝗲𝘀
𝘕𝘫𝘦 𝘯𝘨𝘫𝘢𝘳𝘫𝘦 𝘥𝘩𝘦 𝘯𝘫𝘦 𝘥𝘢𝘵𝘦 𝘩𝘪𝘴𝘵𝘰𝘳𝘪𝘬𝘦 𝘲𝘦 𝘮𝘦𝘳𝘪𝘵𝘰𝘫𝘯𝘦 𝘵𝘦 𝘬𝘶𝘫𝘵𝘰𝘩𝘦𝘯!
Në 31 korrik 1911 Komiteti Shqiptar i Vlorës dhe atdhetarë të tjerë organizuan në Drashovicë, një mbledhje ku morën pjesë 3.000 veta, të cilët shprehën solidaritetin e tyre me kryengritësit e Shqipërisë së Veriut dhe kërkuan autonominë e Shqipërisë. Pjesëmarrësit e mbledhjes, e cila ka hyrë në Histori si Kuvendi i Drashovicës, mbështetën haptazi e pa rezerva Kryengritjen e Malësisë së Mbishkodrës dhe u zotuan të luftonin për zbatimin e 12 kërkesave të Memorandumit të Greçës, domethënë të autonomisë territoriale-administrative të Shqipërisë.
Kuvendi i Greçës, prej nga doli “Libri i Kuq”, ose Memorandumi i Greçës u mbajt në 23 qershor 1911. Kërkesat e këtij Memorandumi kishin në themel një autonomi substanciale që shkonte drejtë Pavarësisë së Shqipërisë
Kërkesat e Memorandumit ishin:
1. Garanci për të respektuar të drejtat, zakonet e besimet.
2. Njohjen e plotë të kombit shqiptar me ato të drejta që kanë kombet e tjera.
3. Liri të plotë për zgjedhjen e deputeteve.
4. E drejta e shqiptareve të mesojnë e përparojne në gjuhën e tyre.
5. Organizimi i administrimit të Vilajeteve ku ndodhen shqiptarët.
6. Të zgjedhurit e nëpunësve të lartë të shtetit të bëhen në mes më të mirëve të shqiptarëve.
7. Emërimi i një përfaqesuesi të Sulltanit si inspektor i përgjithshëm që të mbikëqyrë zbatimin e atyre që u takojnë vendasve (shqiptarëve).
8. Gjuha shqipe të përdoret si gjuhë zyrtare për shqiptarët.
9. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak shqiptaret ta kryejnë në vendin e tyre.
10. Të ardhurat nga taksat të shfrytëzohen për ndërtimin e rrugëve, shkollave shqipe etj.
11. E drejta e kontrollit mbi buxhetin dhe shpenzimet lokale..
12. Sigurimi i fondeve për rindërtimin e shtepive të dëmtuara gjatë kryengritjes, kthimin e të drejtës për mbajtjen e armëve, etj.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular