BallinaSportPse u largua pa mbaruar ndeshja? Dalin PAMJET e debatit që Ronaldo...

Pse u largua pa mbaruar ndeshja? Dalin PAMJET e debatit që Ronaldo pati me trajnerin Ten Hag

Pavarësisht se trajneri i United, Ten Hag ka shprehur pëlqimin e tij që Ronaldo të qëndrojë, portugezi vazhdon me “kokëfortësinë” e tij.

Në ndeshjen e parë miqësore ku Kristiano Ronaldo zbriti në fushë me fanellën e Manhester United nën drejtimin e Ten Hag, në mes të pjesës së parë pati një pushim për t’u freskuar lojtarët nga vapa e tepërt.

Pamjet amatore të regjistruara në stadium tregojnë se Ten Hag iu drejtua pikërisht Ronaldos në ato çaste me shpjegime taktike.

Lojtari ishte dukshëm i pakënaqur në reagimet e tij ndaj teknikut, duke i bërë edhe me shenjë se ishte i ndërgjegjshëm për taktikën që duhej përdorur, për t’u larguar më pas si i pa interesuar.

Ndërsa Ten Hag u kthye qetësisht në pankinë. Për t’i shtuar më tepër presion situatës, mjafton të kujtohet gjesti i Ronaldos i cili u largua nga stadiumi pas zëvendësimit në pjesën e dytë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular