Një ngjarje e rëndë dhe në kufijtë e të pabesueshmes ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.
Bëhwet me dije sipas informacionit të policisë se një shofer i dehur ka aksidentuar shtetasen B. H., 47 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Mirëpo nuk është mjaftuar me kaq, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin E. M.
– E. Ll., banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen B. H., 47 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Më pas, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin E. M. Pas ndalimit nga Policia rezultoi se shtetasi E. Ll. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.