BallinaAktualitetEksperti paralajmëron policinë/ Hapni sytë! Kriminelët po komunikojnë nëpërmjet “Netflix”

Eksperti paralajmëron policinë/ Hapni sytë! Kriminelët po komunikojnë nëpërmjet “Netflix”

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka bërë një paralajmërim për Policinë e Shtetit, në lidhje me taktikat kriminale që përdoren online.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Karamuço kërkon që policia të bëjë kujdes nga grupet keqbërëse që po përdorin platformën “Netflix” si mundësi komunikimi, duke dërguar mesazhe të koduara.

Sipas tij, duke përdorur Netflix, kriminelë nga Tirana, Holanda dhe Ekuadori mund t’i dërgojnë mesazhe të koduara njëri-tjetrit, pa u pikasur nga forcat ligjzbatuese.

“Policia e Shtetit të hapë sytë. Studimet e reja mbi taktikat kriminale kanë përfshirë edhe Netflix në llogaritë e komunikimit midis grupeve keqbërëse. Logove të një llogarie në Netflix nuk ju shkruhen emrat, por mesazhet e banditëve. Njëri në Ekuador, tjetri në Hollandë dhe i fundit në Tiranë janë shumë komod të komunikojnë pa u pikasur fare”, thekson eksperti i kriminologjisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular