BallinaAktualitet"Fiksojeni mirë!" Kryemadhi: Ky është organizatori i skemës mafioze të incineratorëve, bashkëjetuesi...

“Fiksojeni mirë!” Kryemadhi: Ky është organizatori i skemës mafioze të incineratorëve, bashkëjetuesi i Gugalles dhe mik i Zotos

Në vijim të denoncimeve për aferën e incineratorëve, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka publikuar foton e personit që e cilëson organizatori i vërtetë i skemës mafioze të incineratorëve, i cilësuar botërisht prej mediave si bashkëjetues i njërës prej pronarëve të inceneratorëve, znj. Stela Gugallja, mik i pronarit tjetër të inceneratorëve Klodian Zoto, e bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes.

“Fiksojeni mirë, sepse nesër mund ta shikoni sërish, si pjesë të stafit elektoral të fushatës së Erion Veliaj” thotë Kryemadhi duke shtuarb se edhe kjo firmë e paligjshme e Veliaj për inceneratorin e Tiranës, është hedhur për llogari të tij dhe grupit të tij.

“E ndërsa shqiptarët paguajnë shumë shtrenjtë koncesionin 29€/ton për një incenerator që nuk ekziston, paratë publike shkojnë në xhepat e grupit të strukturuar kriminal të djegsave korruptiv, për të blerë media dhe paprekshmërinë nga drejtësia e intimiduar” përfundon ajo denoncimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular