EMRI/La mësuesinë për të punuar në “shtëpi bari”. Kush është 28-vjeçari shqiptar i arrestuar në Angli, tentativa për arratisje

0
262

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi u gjet duke u kujdesur për më shumë se 500 bimë kanabis, në një banesë të përshtatur për rritjen e lëndëve narkotike.

Media britanike raportojnë se personi i arrestuar është 28-vjeçari Kristian Zefi, i cili në Shqipëri kishte profesionin e mësuesit të fiskulturës.

Zefi kishte hyrë në Britani në mënyrë klandestine, ndërsa ai u kap në një banesë industriale dy katëshe, e cila ishte e izoluar për të mos lejuar hyrjen e policisë brenda saj dhe për të mos lejuar përhapjen e aromës së bimëve. Personat që hynin apo dilnin nga ndërtesa, përdorni çatinë për të dalë. Përpara efektivëve, shqiptari deklaroi se ishte trafikuar në Britani dhe pretendoi se edhe ishte dhunuar.

Ndërkohë avokatja e tij u shpreh se mësuesi i fiskulturës kishte udhëtuar për në Angli në pjesën e pasme të një kamioni nga Franca.

“Ai u mashtrua duke menduar se po vinte në Britaninë e Madhe për një jetë më të mirë, duke punuar në industrinë e ndërtimit. Atij iu tha se pagesa për ta sjellë këtu ishte 25,000 £ dhe ai nuk kishte mundësi për ta shlyer atë. Ky ishte edhe momenti kur ai filloi të punonte në fabrikën e kanabisit për të shlyer borxhin masiv që kishte. Ky është një njeri i pambrojtur në një vend. ku ai nuk fliste gjuhën dhe nuk kishte njohuri për vendndodhjen”, deklaroi avokati

Ndërkohë që 28-vjeçari ka humbur edhe të atin në kohën që ishte në paraburgim, por ai nuk kishte mundur të kontaktonte me familjen e tij në Shqipëri për shkak të problemeve me telefonin në burg.

“Ai dëshiron të kthehet në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur për të ndihmuar nënën e tij”, tha avokatja.

Gjykata britanike e dënoi Zefin me nëntë muaj burg, pasi pranoi fajësinë