Detaje të reja kanë dalë nga atentati i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku mbetën të vdekur dy persona
Mësohet se i gjithë atentati ka zgjatur rreth 120 sekonda, duke nisur nga momenti që atentatorët nisën breshërinë e plumbave ndaj makinës me të cilën udhëtonin Shpati Lena dhe Halim Xhezo, e deri në momentin që ata përfunduan në kanalin e rrugës.
Pasi makina e viktimave ra në kanal, dy nga autorët ndaluan dhe dolën nga makina dhe qëlluan përsëri drejt automjetit ku ishin viktimat, për t’u siguruar se ata kishin vdekur. Shënjestra e autorëve ka qenë shumë e saktë, pasi të gjithë plumbat kanë prekur trupat e viktimave. Rreth 60 plumba u zbrazën nga automatikët e tyre, ndërsa në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë.
Duke u nisur nga këto të dhënë, grupi hetimor ka dyshime të forta se autorët janë vrasës me pagesë.