BallinaKryesore“Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetar Nderi”i Kavajës dy vlerësimet e merituara në...

“Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetar Nderi”i Kavajës dy vlerësimet e merituara në 20 ditë për Dr.Arben Rruginë

Nga institucioni i Presidentit të Republikës dhe bashkitë e vendit nga drejtues të ndryshëm janë vlerësuar me dhjetra e dhjetra personalitete për kontributin e tyre të dhënë për komunitetin në nivel lokal dhe kombëtar. Rezervat e opinionit publikë për emra të caktuar kanë në qenë jo të vogla ku dhe mjaft personalitete që e meritojnë ende nuk janë vlerësuar. Rasti i dekorimit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta më 6 korrik 2022 për një doktor ka qenë ndër më të qëlluarit dhe merituarit. Vepra dhe kontributi i tij është një realitet i prekshëm. Presidenti i Republikës dekoroi me titulli “Mjeshtër i madh” doktor Arben Rruginë, për vlera të larta profesionale e njerëzore në shërbim të shoqërisë. Rëndom ndoshta motivacionet shënohen në çdo dekorim, por në këtë rast fjalët mund të ishin edhe më të shumta. Ajo çfarë Dr.Arben Rrugia ka dhënë për komunitetin është detyrim për tu vlerësuar. Edhe në profesionin e gazetarit po të pyesësh çdo qytetar për raportet më mjekun të thonë fjalët më të mira sepse për profesionalizimin e z.Arben Rrugia flasin veprat.
Me një kontribut të vyer si obsteter- gjinekolog, drejtues i spitaleve të rëndësishme në Shqipëri, nismëtar dhe krijues i urave të bashkëpunimit me strukturat spitalore më të njohura në mbarë botën, për veprimtarinë e ndritshme në mjekësi dhe humanizmin, për vlerat e larta profesionale e njerëzore doktor Arben Rrugia është vlerësuar nga Presidenti i Republikës  me titullin “Mjeshtër i madh”, me motivacionin: –“Në vlerësim të kontributeve të spikatura në fushën e mjekësisë veçanërisht në sferën e patalogjive të riprodhimit. Me mirënjohje ndaj integritetit të lartë profesional, moral dhe aftësive drejtuese në ushtrimin e profesionit”,  në prani të familjarëve dhe miqve.
Me angazhimin e tij pranë Caritas Italia, me dhjetëra fëmijë janë dërguar për trajtim e ndërhyrje të specializuara jashtë vendit, e kjo në një kohë kur edhe shteti shqiptar ishte i pafuqishëm për ofrimin e ktij shërbimi, e ndërkaq më shumë se gjithçka flasin veprat për doktor Arbenin. Përgjatë ceremonisë së dekorimit, doktori falënderoi të afërmit dhe gjithë të pranishmit në ambientet e presidencës.
Doktori do të thyente traditën e deriatëhershme duke u krijuar një hapësirë tepër të rëndësishme mjekëve të rinj në spitale, ndërsa kontributi i tij shtrihet edhe në  shoqatat shkencore profesionale mjekësore, si president i Shoqatës Shqiptare te Riprodhimit Human dhe Andrologjisë dhe anëtar në shumë të tjera. Janë me qindra rastet e shërbimit humanitar e profesional të Arben Rrugës, që lartësojnë emrin dhe figurën e tij.
Një tjetër vlerësim nuk do t’i mundonte Dr.Rrugisë vetëm 20 ditë më pas. Do ishte bashkia e Kavajës e cila do t’i jepte titullin “Qytetar Nderi” birit të saj.
Këshilli Bashkiak i dha z.Arben Rrugia titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: – “Për merita dhe kontribute të veçanta në rolin e mjekut gjinekolog, duke i shërbyer denjësisht qytetarëve, për arrtitje të veçanta në fushën e mjekësisë e përmbushje me sukses të misioneve në detyra të ndryshme dhe ndërtimin e figurës së mjekut, vlerësim për kontributin dhe ndihmën e pakursyer për qytetarët e Kavajës”.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular